Në qarkun e Elbasanit janë numëruar deri tani 186 kuti votimi nga 508 që janë gjithsej.
Sipas të dhënave të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezulton se PS-ja ka një diferencë prej 15 mijë votash.
E përkthyer në mandate, socialistët kanë deri tani 10 mandate, ndaj katër të Partisë Demokratike.
Opozitës i duhen 782 vota më shumë në kutitë e mbetura që të marrë mandatin e pestë.