Nuk priten shumë ndryshime nga Gvozdenoviç, ja situata te Elbasani para Flamurtarit

Elbasani pritet të mos bëjë shumë ndryshime në formacion krahasuar me ndeshjen e Kupës ndaj Flamurtarit.

Stafi teknik duket se është i kënaqur me mënyrën se si skuadra u paraqit në atë takim dhe, për rrjedhojë, do të ruajë të njëjtin bosht loje edhe për sfidën e radhës, duke u mbështetur te stabiliteti dhe vazhdimësia.

Megjithatë, sipas të gjitha gjasave, dy mungesa do të jenë të pashmangshme. Kapiteni Bruno Lulaj dhe mesfushori Isi Manellari pritet të mos jenë të gatshëm për shkak dëmtimesh, çka do ta detyrojë trajnerin të bëjë ndërhyrje të detyruara në këto reparte. Pavarësisht kësaj, Elbasani synon të ruajë ekuilibrin në lojë dhe të kompensojë mungesat me alternativa nga stoli.