Nuk i bind urdhrit për të ndaluar, aksidenton punonjësin e policisë dhe largohet nga vendngjarja, por kapet brenda një kohe të shkurtër. I dyshuari është një person me precedent të theksuar krΙminal në fushën e aṙmëmbajtjes pa leje dhe heqjen e paligjshme të lirisë. Rreth orës 12:00 të mesditës së sotme, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, në një nga pikat e kontrollit e ngritura në kuadër të planit të masave, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me aṙmë zjarri, shërbimet e policisë i kanë shenjë një mjeti tip “Audi” për të ndaluar.
Por drejtuesi është larguar me shpejtësi duke aksidentuar punonjësin e Policisë Rrugore, i cili është dërguar në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e policisë i janë vënë menjëherë në ndjekje dhe e kanë aṙrestuar në flagrancë shtetasin Klevis Balloku, 32 vjeç, banues në Fushë Krujë.
I dyshuari ishte shpallur në kërkim në vitin 2012, për veprat penale “Aṙmëmbajtje pa leje” dhe “Heqja paligjshme e lirisë”.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që ndaj Ballokut, materialet iu referuan Prokurorisë së Krujës, për veprime të mëtejshme. /noa.al