Nëse je shqiptar dhe ke jetuar jashtë, e di fare mirë çdo të thotë racist dhe çdo të thotë të ndihesh i paragjykuar për vendin nga vjen, për punën që bën apo për sakrificën mbi të cilën ke zgjedhur apo të është dashur të jetosh. Edhe Noizy, si të gjithë shqiptarët që kanë jetuar jashtë, vitet e para në Angli nuk i ka pasur aspak të lehta. Pikërisht për shkak të paragjykimeve, të racizmit…
Në kuadër të zhurmës së madhe që vijon këto ditë në Amerikë për t’i dhënë fund racizmit e vëmendje vlerave njerëzore, “Në kurthin e Piter Panit” nisi pikërisht me një mesazh kundër ɗhunës, kundër racizmit e bullizmit që vijojnë të njollosin shoqërinë tonë.
Pas mesazhit të Alketës për 3 ngjarjet që kanë tronditur këtë javë opinionin publik, edhe Noizy tregoi se ka përjetuar në fillim të jetës së tij në Londër ndjesi të tilla, nga të cilat edhe ka vụajtur shpirtërisht shkruan Class. Siç rrëfeu ai, në një prej ditëve të para në shkollë, pas drekës, zgjodhi të ulej në një tryezë ku ishin ulur disa djem të bardhë. Paralel me ta ishin disa të tjerë me ngjyrë, por reperi mendoi se “tek të bardhët” do ndihej më mirë, sepse dukeshin më të urtë:
“Kam ikur në Angli 10 vjeç. Mbaj mend diçka që nuk e harroj kurrë. Në Shqipëri jemi mësuar, duke ecur me shokët dhe çfarë ka një shok ia jep tjetri, pra do e bëjmë bashkë. Është kjo shoqëria shqiptare dhe jam shumë i lumtur që funksionon kështu. Vazhdova shkollën në Angli, dita e parë që mbaruam katër klasat dhe vazhdoi pushimi i gjatë shkova tek salla ku hamë bukë, mora ushqimin dhe shkova tek tavolina.
Gjeta ca çuna me ngjyrë të bardhë dhe thoja me vete këta janë si puna jonë. Kur jam ulur aty më thanë çohu nga tavolina. Unë i thashë pse sepse ti je refugjat dhe nuk e vend këtu thanë, shko gjeje diku vend tjetër. Atë ditë nuk kam ngrënë bukë dhe kam qarë. Atë ditë kam kuptuar sa e vështirë është të përdorin racizëm kundër një fëmijë…”, – tha Noizy duke theksuar se “lụfta e vërtetë nuk është kundër të bardhëve dhe njerëzve me ngjyrë. Lufta e vërtetë është mes racistëve…”.