Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në zbatim të udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit Sportit dhe Rinisë, prej datës 17.03.2020, ka filluar zhvillimin e procesit mësimor online. Për sa më lart, pranë çdo fakulteti janë ngritur grupet e punës për realizimin e procesit në një nga format virtuale të zgjedhura në dakordësi me studentët.
Ftojmë të gjithë studentët e UE-së, të kontrollojnë vazhdimisht postën e tyre elektronike. Personeli akademik dhe ai ndihmës akademik i UE-së, është në dispozicion për çdo pyetje apo paqartësi. Në çdo rast studentët mund të kontaktojnë në [email protected].