Të nderuar qytetarë të Bashkisë Elbasan,
Për shkak të kushteve të rënduara atmosferike dhe temperaturave të ulëta, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Elbasan ju bën me dije se:
Si pasojë e problemeve të linjave të furnizimit me energji elektrike do ketë një shkurtim të orareve të furnizimit me ujë të pijshëm.
Më konkretisht nuk do ketë furnizim me ujë në orarin e mbrëmjes dhe mëngjesit të ditës së nesërme.
Ju bëjmë me dije se struktura e Ujësjellës Kanalizime Elbasan është e gjitha e angazhuar për të ofruar shërbimin e kërkuar dhe për të plotësuar të gjitha nevojat e banorëve të Bashkisë të Elbasanit.
Duke ju kërkuar ndjesë që nuk mund t’ju ofrojmë shërbimin e duhur dhe duke shpresuar që kjo situatë të kalojë pa probleme ju sugjerojmë të merrni masa për orët në vazhdim!