Kjo eshte nje histori shume e vecante dhe frymezuese dhe ndodh me nje vajze shqiptare te Kosoves. Prej shtatë vjetësh Fatimja mëngjesin e zbardh në kasollen që e ka pranë fermës me dhi dhe cjap. Me të lind dielli, ajo mbath këpucët për t’i lëshuar kafshët drejt fushave të gjelbëruara nga lulet e verës.
Megjithëse është ndër të pakta fermere në Kosovë, Fatimja nga Vitia ndihet krenare me punën e dinjitetshme që bënë. Por fillimi nuk kishte qenë i zakonshëm. Ajo po vuante nga një alergji në stomak kur mjeku e udhëzoi të ushqehej me produkte të qumështit nga këto kafshë.
E përveç që shëroj vetën kjo i kaloi në profesion. Për shoqërinë dhe familjarët, vendimi kishte qenë i habitshëm. Fillimisht ishte paragjykuar se një grua nuk mund të arrijë ta menaxhojë një fermë. Mirëpo sot, ajo ja del të ketë konsumator në gjithë vendin që ia besojnë produktet e saj.