Një ilaç kundër reumatizmës mund të ndihmojë pacientët me Covid-19 që ta marrin veten më shpejt si dhe të kenë më pak nevojë për oksigjenim. Akademikët brazilianë pohojnë se colchicine-a mund t’u jepet të infektuarve në spitale, që luftojnë me virusin në një shkallë të moderuar ose të rënduar.
Studimi i cili mori nën vëzhgim 75 persona pozitivë me koronavirus tregoi se pilula ndihmoi në zvogëlimin e kohës së oksigjeno-terapisë me më shumë se një të tretën – nga gjashtë e gjysmë në katër ditë. Colchicine është përdorur deri më tani për të trajtuar dhe parandaluar inflamacionin sistemik.
Ilaçi rrjedh nga lulja e krokusit të vjeshtës, e gjetur në Britani dhe Evropë, e cila është përdorur si një ilaç tradicional për enjtjen e kyçeve që nga viti 1500 para Krishtit. Colcrys frenon qelizat e bardha të gjakut nga reagimi i tepërt ndaj infeksionit, gjë që mund të çojë në probleme me organet.
Javën e shkuar, një studim nga shkencëtarët kanadezë zbuloi se një dozë ditore e së njëjtës pilulë zvogëloi rrezikun e shtrimit në spital të pacientëve pozitivë, me 25 përqind.
Më herët u përfol se një ilaç eksperimental kundër kαncerit, që rrjedh nga një bimë helmuese mund të frenojë Covid-19. Akademikët e Universitetit Nottingham në Britani thanë se thapsigargin po shfaq rezultate shpresëdhënëse sa i takon luftimit të pandemisë dhe viruseve të tjera që shkaktojnë ftohje.
Kura, që rrjedh nga bima e “karrotës vdékjeprurése”, e cila është fatale për bagëtitë gjendet në Mesdheun perëndimor dhe po provohet kundër kancerit të prostatës. Por vëzhguesit kanë zbuluar se ajo mund të jetë në gjendje të ndalojë infeksionin SARS-CoV-2, i cili shkakton Covid-19.
Provat gjithashtu zbuluan se ilaçi në fjalë, të cilin njerëzit do të jenë në gjendje ta marrin si pilulë nëse provohet se funksionon është efektiv edhe kundër koronavirusëve që shkaktojnë ftohjen e zakonshme, si dhe virusit sincital të frymëmarrjes (RSV) dhe gripit. Studiuesit besojnë se efektiviteti i ilaçit kundër një sërë virusesh të frymëmarrjes mund ta bëjë atë veçanërisht të dobishëm në pandeminë e koronavirusit. Në vend që të synojë vetëm koronavirusin specifikisht, antivirali mund të përdoret edhe në pengimin e zhvillimit të një numri virusesh që shkaktojnë simptoma të ngjashme.