Sunday , December 4 2022

‘Një automjet ka marrë flakë!’, zjarrfikësit mbërrijnë në tunelin Elbasan-Tiranë, por…

“Një automjet është përfshirë nga flakët në ecje e sipër në aksin Elbasan- Tiranë afër tunelit. Në vendngjarje ka shkuar shërbimi zjarrfikës i cili po mundëson shuarjen e flakëve. Policia ndërkohë ka bllokuar qarkullimin e automjeteve deri në shuarjen e flakëve. Paraprakisht dyshohet që zjarri në automjet të jetë shkaktuar nga një defekt në rrjetin elektrik”- ishte lajmi qe u perhap para nje ore.

Ndërkohë mësohet se ishte një alarm fals ka mbërritur tek shërbimet zjarrfikëse, për një automjet që ka marrë flakë në afërsi të tunelit Elbasan-Tiranë. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por nuk kanë gjetur asgjë. Nuk dihet akoma se përse është dhënë një alarm fals nga personi që ka marrë në telefon 128-ën.

Advertisement