Nisin festimet e Ditës së Verës, sofrat tradicionale mbushin rrugët e Elbasanit

Sa shumë sofra e zbukurojnë Elbasanin në këtë javë vere. Por më e bukura nga të gjitha është sofra që shtrojnë këta vogëlushë.

Këtu tradita rrjedh ndër breza. Që tek gatimet tradicionale të Ditës së verës e deri tek kostumet popullore.

Festimet e Ditës së verës në Elbasan kanë nisur në 1 mars për të vijuar plot dy javë ku kryefjala padyshim kanë qenë fëmijët. Kulmi i festimeve shënon 13 dhe 14 marsi me koncertet e mëdha festive.