Shqipëria do të përballet me krizë urie

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka nisur ditën me një postim në rrjetet sociale, ku ka kujtuar fjalët e kryeministrit Rama kur ka ardhur në pushtet për ulje çmimesh dhe rritje mirëqenie. Për kryetarin e opozitës, çdo gjë ka ndryshuar për keq gjatë qeverisjes së socialistëve, ku çmimet janë rritur me 40%.

Sipas Bashës, nëse qeveria e Ramës nuk ndalet, atëherë Shqipëria do të përballet me një krizë urie. Kryedemokrati shkruan se Rama ka dështuar në çdo sektor dhe ka shkatërruar ekonominë. Por, në fund ai nënvizon se ka një plan që sipas tij do të rsjellë shpresë të re për Shqipërinë.