Monday , August 25 2025

Nis sot shpërndarja e librave shkollorë falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin, Rama: Mbështetje për fëmijët dhe familjet e tyre

Nis sot shpërndarja e librave shkollorë falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin.

Kreu i qeverisë Edi Rama, në një reagim në rrjetet sociale shprehet se shpërndarja e librave falas është një mbështetjeje e përvitshme e qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre në prag të vitit të ri shkollor.

“MIRËMËNGJES, dhe me nisjen sot të shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin, një mbështetje e përvitshme e Qeverisë për fëmijët dhe familjet e tyre në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri.

Top Channel