Bashkia Elbasan ka nisur zyrtarisht punën për projektin BID – Kalaja e Elbasanit, një nismë e rëndësishme që do të sjellë zhvillim dhe transformim në një nga zonat më të vjetra dhe më të çmuara të qytetit.
Projekti realizohet me mbështetjen e Fondacionit Shqiptaro–Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe me ekspertizën e studios prestigjioze MVM Architecture, duke garantuar një koncept modern, të ndërthurur ngushtë me historinë dhe trashëgiminë e qytetit.
Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, u shpreh se ky investim do të kthejë kalanë në një vlerë të shtuar kulturore dhe turistike, duke e bërë atë një destinacion më tërheqës si për qytetarët, ashtu edhe për vizitorët.
Ky projekt është pjesë e vizionit të Bashkisë për të forcuar identitetin historik të Elbasanit dhe për ta promovuar atë si një qendër të rëndësishme kulturore dhe turistike në Shqipëri.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.