Tuesday , July 1 2025

Nis procesi i rinumërimit të votave në Elbasan, KQZ jep detajet

Ka nisur këtë të martë procesi i rinumërimit të votave për qarqet Tiranë, Elbasan, Fier dhe Durrës, në zbatim të vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS).

Procesi po zhvillohet në ambientet e Pallatit të Sportit “Farie Hoti” në Tiranë dhe do të zhvillohet në dy faza të ndara, ku në fazën e parë do të numërohen votat për subjektet politike, ndërsa në fazën e dytë do të vijojë numërimi i votave për kandidatët për deputetë.

Numërimi po kryhet në 24 tavolina të dedikuara, ku janë të pranishëm vëzhgues të autorizuar nga tre subjektet ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, Partia Socialiste dhe Partia Mundësia.

Detajet e procesit:

 2.323 qendra votimi do të hapen në total, përfshirë 85 kuti votimi nga jashtë vendit.

 Procesi po realizohet nga 24 grupe numërimi, me gjithsej 63 punonjës të administratës: 48 numërues dhe 15 zëvendësues.

 Numërimi kryhet në 24 tavolina, në praninë e vëzhguesve të autorizuar nga subjektet që kanë paraqitur ankimimet.

Qarku Tiranë

 Rinumërimi përfshin të gjitha kutitë e votimit brenda vendit.

 Përfshin 18 KZAZ dhe 1.282 qendra votimi.

Qarku Fier

 Rinumërim për të gjitha kutitë për subjektet dhe kandidatët.

 Përfshin 9 KZAZ dhe 587 qendra votimi.

Qarku Durrës

 Rinumërim i plotë për:

111 qendra votimi të KZAZ nr. 21 dhe 22

126 qendra votimi të listuara nga PD-ASHM

60 qendra votimi të kërkuara nga PLL

 Në total, do të rinumërohen 360 kuti, prej të cilave 275 nga brenda vendit dhe 85 nga jashtë.

Qarku Elbasan

Rinumërimi përfshin 94 qendra votimi të KZAZ nr. 45 dhe 52, duke përfshirë fletët e votimit dhe materialet zgjedhore.

Shpenzimet për procesin:

 7.858.600 lekë për sistemin e regjistrimit dhe transmetimit online të rezultateve

 8.480.000 lekë për infrastrukturën logjistike

 4.775.450 lekë për zarfe dhe materiale ndihmëse