Një 22-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme. Dyshohet se i riu ra aksidentalisht nga kati i tetë i pallatit ku banonte në Durrës.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë, nëse ngjarja ka ndodhur aksidentalisht apo i riu është vetëhedhur.
Viktima 21 vjeç, ka qenë bashkë me të vëllanë në banesë, pasi sipas burimeve në vendin e ngjarjes, prindërit dje kanë shkuar në Kosovë.
Vetëm dy orë më parë një 22-vjeçare e identifikuar si Vivje Lamaj është rrëzuar nga kati i 5 të i një pallati në rrethana ende të paqarta në Vlorë. Vajza ka rënë mbi një makinë të parkuar poshtë pallatit ndërsa ka gjetur vdekjen e menjëhershme.