Një 34-vjeçar ka shkaktuar momente paniku paraditen e djeshme në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit, duke goditur portën hyrëse të saj dhe kërcënuar punonjësit e Policisë. I riu, i identifikuar si Bledar L, dyshohet se ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike momentin e ngjarjes. Ai po udhëtonte me një mjet tip “Toyota” kur goditi portën hyrëse të Drejtorisë së Policisë Elbasan, duke vijuar më pas me veprime të tjera të tij ķërcënuese.
Pasi ka hyrë me mjet brenda në komisariat, ai ka dalë prej tij dhe në dorë mbante një pístoletë me gaz, lodër. Teksa policët i rendnin nga pas për ta kapur, ai i ķërcënonte me aŗmë duke i detyruar policët të mënjanohen nga rŗeziku i aŗmës. Këŗcënimet e 34-vjeçarit ndaj policëve kanë zgjatur pak minuta, ndërsa më pas ai është arritur të arŗestohej dhe shoqëruar në ambientet e komisariatit.
Sipas burimeve nga uniformat blu të Policisë së Elbasanit dhe dëshmitarëve të rastit, mësohet se 34-vjeçari, para se të tentonte të çante murin rrethues të komisariatit, ka përplasur një mjet tip “Benz”, duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Haķmarrja ndaj policisë
Ndërkohë, sipas burimeve të Policisë, veprimet e 34- vjeçarit ndaj Policisë së Elbasanit ishin si shenjë haķmarrje ndaj kësaj të fundit. Por çfarë kishte ndodhur më herët? Burimet bënë të ditur se një javë më parë, 34-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë, ndërsa ishte i papajisur me një mjet identifikimi.
Bledar L kishte kundërshtuar shoqërimin e tij nga ana e efektivëve të Policisë, ndërsa pas lirimit ka pretenduar se edhe ishte keqtrajtuar në komisariat. M.S-PANORAMA