Në shkurt të vitit 2013, këngëtarja Çiljeta Xhilaga u bë nënë për herë të parë.
Ajo solli në jetë vogëlushin Fernando, i cili tashmë është 7 vjeç.
Megjithatë, gjatë këtyre viteve, këngëtarja s’e ka treguar kurrë në publik partnerin e saj me të cilin është ndarë prej kohësh.
Në një foto të postar nga Iconstyle, Fernando ka pozuar duke buzëqeshur krah babait të tij, ndërsa vëmendjen na e tërhoqi ngjashmëria e tyre e madhe.
Duket se vogëlushi ka marrë shumë tipare të të atit dhe duket si një kopje e vogël e tij.
Gjithashtu, djali tjetër në foto është vëllai nga babai i Fernandos.
Mesa duket, 7 vjeçari i ruan kontaktet me të atin dhe e takon herë pas here atë.
Rikujtojmë se pas ndarjes nga babai i Fernandos, Çiljeta ka nisur lidhjen e re me portierin e Kombëtares Shqiptare, Alban Hoxhën.