Bieta Sulo dhe Alban Dudushi numërojnë shumë vite pranë njëri-tjetrit në një lidhje dashurie nga e cila kanë edhe një fryt të sjellë në jetë, djalin e tyre, Kroi Art.
Në një intervistë për emisionin “Ëndërrtjerrësit”, Bieta dhe Albani folur më tepër se asnjëherë më parë rreth jetës së tyre personale. Gjatë bisedës, çifti tregoi rreth nisjes së historisë së dashurisë, detajet rreth lidhjes së cilës i kanë mbajtur “hermetike” ndër vite.
Bieta tregoi se ka qenë Albani ai i cili i shprehur dashurinë teksa ndodheshin bashkë duke iu afruar dhe duke i thënë “Më merr shumë malli për ty”. Moderatorja e përshkroi si një moment shumë të sikletshëm teksa Albani tregoi se e mori në telefon dhe i tha se fjalë e thënë i kishte me të vërtetë.
Javë më vonë Bieta tregoi se ndodhi puthja e parë mes tyre, po në makinë, në një ditë me shi.
Duke qenë se kanë bashkëpunuar bashkë, ata treguan se për punën kanë patur shumë debate. “Shpesh i bërtiste edhe vetëm Bietës që ta merrnin vesh të tjerët!”- tregoi Elona Duro që po ashtu ka bashkëpunuar me çiftin.