Këshilli i Ministrave miraton marrëveshjen për njohjen e lejeve të drejtimit me këtë shtet

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e sotme, në parim marrëveshjen me qeverinë e Mbretërisë së Arabisë Saudite për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit. Shqipëria ka disa marrëveshje të nënshkruara për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit.

Njohja e lejeve të drejtimit, kryesisht në vendet e Bashkimit Evropian, është një kërkesë e vazhdueshme e qytetarëve shqiptarë, të cilët aktualisht duhet të pajisjen me patentën ndërkombëtare në mënyrë që të udhëtojnë pa u penalizuar drejt tyre.

Së fundmi u firmos edhe marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Italisë dhe pritet të hyjë në fuqi më 12 korrik.