Tuesday , July 1 2025

Nga porta në sulm, pesë emra qarkullojnë për merkaton e Elbasanit

Deri tani, ajo që dihet është se verdheblutë e Elbasanit kërkojnë afrime në të gjitha repartet dhe përforcimet pritet të nisin nga mbrojtja, më saktësisht porta.

Fillimisht janë tre emra që pëlqehen, si Selmani, Alia dhe Tafas, për të cilët ka admirues në Elbasan, por nuk përjashtohen as të tjerë që mund të dalin në skenë më pas.

Njëkohësisht, verdheblutë kërkojnë edhe një mesfushor edhe sulmues, për t’u quajtur përfundimisht edhe si të kompletuar. Përgjoni dhe Sadiku janë përfolur.

Mbetet për t’u parë sesa do t’ia arrijnë që të konkretizojnë dëshirat e tyre në merkato, në një kohë që edhe konkurrenca për të afruar lojtarë do të jetë e madhe. Gjithsesi, në Elbasan janë të bindur se do të arrijnë që të formojnë një ekip konkurrues këtë sezon, edhe për faktin se tani kanë edhe më shumë eksperiencë mbi supe.

PANORAMASPORT.AL