‘Nga matja e temperaturës tek pagesa me kartë’, ja si do funksionojnë baret dhe restorantet me mjedise të jashtme

Baret dhe restorantet do të nisin aktivitetin e tyre duke filluar nga 18 maji. Ndërkohë janë publikuar masat dhe protokollet që duhen zbatuar nga bizneset. Protokolli përmban rregulla të qarta për klientët, punonjësit, shpërndarësit dhe furnizuesit. Sipas udhëzimeve, administratorët e bareve dhe restoranteve duhet të monitorojnë në vijimësi gjendjen e punonjësve të tyre. Nuk duhet lejuar askush të vijë në lokal nëse shfaq simptoma të COVID-19 dhe ka temperaturë 37.5.

Nëse punonjësit shfaqin simptomat duhet telefonuar menjëherë mjeku i familjes. Personeli i barit duhet të qëndrojë 1.5 metër larg nga klienti, ndërsa nuk lejohet kontakti fizik mes punonjësve apo mes palëve të tjera.

Protokolli i sigurisë rekomandon pagesën e parave në kartë krediti për shmangur prekjen e parave cash.