Nga ekzekutimi i gjyqtarit Kalaja, tek vrasja e biznesmenit në Elbasan, ngjarjet kriminale që tronditën Shqipërinë në 2025-ën

Viti 2025 në Shqipëri u shënua nga një seri ngjarjesh të rënda kriminale që tronditën opinionin publik dhe sigurinë në vend, duke bërë që Policia e Shtetit të jetë e papërfillshme, edhe pse në shumë ngjarje del e inkriminuar.

Nga ekzekutime me armë zjarri, deri te vrasje për motive banale, konflikte familjare dhe hasmëri të trashëguara prej dekadash, krimet e regjistruara gjatë vitit nxorën në pah problematika të thella sociale dhe mungesë parandalimi nga shteti.

Gjatë periudhës 1 janar – 30 nëntor 2025, në territorin e Shqipërisë janë regjistruar 39 vrasje, ndërsa 8 prej tyre mbeten ende pa autorë të identifikuar, kryesisht në zonat e Shkodrës dhe Lezhës. Disa prej ngjarjeve kanë pasur jehonë të jashtëzakonshme publike, duke tronditur edhe institucionet më të larta të shtetit.

Ngjarjet kriminale të 2025:

Janar

-Në 6 janar 2025, u regjistrua vrasja e Ramzan Matajt në Dragoç, Shkodër, i gjetur i vrarë brenda makinës së tij. Për krimin u arrestuan Arjon dhe Klisman Hasaj.

Ngjarja ndodhi më 4 janar 2025 në fshatin Dragoç, Shkodër, ku Ramazan Mataj u gjet i vrarë brenda një automjeti tip Benz. Për këtë ngjarje, autoritetet ndaluan dy vëllezër, Arjon Hasaj dhe Klisman Hasaj, të cilët akuzohen për vrasje me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

Arjon Hasaj më datë 6 janar 2025 është arrestuar nga policia dhe para hetuesve ka pranuar vrasjen e Ramazan Mataj, pasi ky i fundit ka pasur lidhje dashurie me motrën e tyre ku si shkak i kësaj lidhje është divorcuar dy herë, por ka shpërndarë video intime të motrës në rrethin e tij shoqëror.

Pavarësisht se i është kërkuar që të rrinte larg motrës së tyre dhe të mos fliste dhe të shpërndante video e gjëra të tilla, çka sipas tyre viktima ka vijuar për të bërë, dhe ky siç duket ka qenë shkaku që ka çuar deri në planifikimin e ekzekutimit të Ramazan Mataj nga 29-vjeçari Arjon Hasaj baba i 4 fëmijëve. Sipas hetimeve, Klismani ndihmoi vëllanë e tij Arjonin të fshehë armën e krimit, me të cilin ekzekutoi Ramazan Matajn.

-Në 12 janar të 2025-ës u vra Bujar Nasufi në Tiranë, krim për të cilin u arrestuan vëllezërit përmetarë Voltan e Jugert Xhani. Ata dyshohen të jenë të implikuar ne cilësinë e organizatorëve dhe financuesve në vrasjen e biznesmenit, ngjarje që ndodhi në afërsi të zonës së njohur si Pallati me Shigjeta në Tiranë.

Bujar Nasufi është ekzekutuar në momentet që po futej te dera e shtëpisë. Në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja, të cilat besohet se i përkasin armës me të cilën është vrarë Nasufi. Autori ka qenë i maskuar me një kapuç dhe pasi ka qëlluar është larguar me një motor të zi drejt zonës së Selitës.

56-vjeçari nuk i ka mbijetuar plagëve të marra në pjesën e sipërme të trupit dhe ka humbur jetën teksa po trasportohej drejt spitalit të Traumës.Sipas informacioneve të deritanishme, 56-vjeçari kishte një mobileri së bashku me vëllain e tij, në zonën ku u vra, ndërsa mësohet se nuk ka asnjë precedent penal.

-Në 13 janar u vra Kristian Marku në Vlorë. Dosja e tij penale përmbante një sërë akuzash që lidhen kryesisht me përfshirjen në konfliktin e përgjakshëm mes fiseve Reçi, Gjini dhe Bardhi në qytetin e Rrëshenit.

Kristian Marku alias Kristi Bardhi është nga Mirdita dhe rezulton të jetë nipi i Martin Bardhit (foto poshtë) të vrarë në Rrëshen, në 26 shtator 2023. Ai u qëllua teksa pinte kafe në lokalin e tij ndërsa nga plumbat u plagosën edhe 3 persona.

-Në 24 janar vritet Lulzim Visha në Tiranë. Në pranga për krimin përfundoi Eduart Lami, 37-vjeç.

Shkurt

-Në 27 shkurt 2025 solli një tjetër vrasje të rëndë në Shkodër, ku u vra Pavlin Preka, krim për të cilin janë arrestuar Vasel Koçeku, 43 vjeç dhe Klaudio Lisaj, 20 vjeç.

Rrëmbimi i një vajze të mitur dyshohet se është bërë shkak për vrasjen e të riut, Pavlin Prekës, në fshatin Guci e Re në Shkodër.

Sipas hetimeve të kryera nga Policia dhe Prokuroria e Shkodrës, viktima Pavlin Preka ka shfaqur dëshirën për të rrëmbyer vajzën e njërit prej autorëve të krimit, 43-vjeçarit Vasel Koçeku, çka solli më pas vrasjen e 20-vjeçarit Preka.Vasel Koçeku dhe bashkëpunëtori i tij në këtë vrasje, Klaudio Lisaj, nuk kanë pranuar autorësinë e krimit, por përgjimet telefonike, sipas anëtarëve të grupit hetimor, kanë treguar të kundërtën.Pavarësisht pretendimeve të tyre, Gjykata e Shkodrës, tre ditë më parë, vendosi të lërë në burg babain e vajzës së mitur, Vasel Koçekun, si dhe bashkëpunëtorin e tij, Klaudio Lisaj.

Prill

-Më 17 prill 2025 u regjistrua vrasja e Gjovalin Prendit në Lezhë, edhe ky rast pa autorë të arrestuar, ndërsa si motiv dyshohet se është hakmarrja.

Vrasja e 64 vjeçarit Gjovalin Prendi mbrëmjen e 17 prillit pranë lokalit të tij në Pllanë ishte humbja e katërt për këtë familje në harkun e 11 viteve.

‘Kërkoj që të vihet drejtësi për kushërinjtë e mi, vëllanë tim, babanë tim’, ka thënë Viola Prendi, e bija e viktimës.

Qershor

-Më 1 qershor 2025, ku u vra Pjetër Kazës, në Lezhë. Edhe ky krim dyshohet se ka ndodhur për shkak të gjakmarrjes që daton në 1994 mes fiseve Gjini dhe Kaza.

-Më 4 qershor 2025, në qytetin e Durrësit, u vra Ermir Dedja (29 vjeç), ngjarje e cila çoi në arrestimin e dy personave, Erion Ndoni dhe Klodian Berisha, ndërsa një tjetër i shpallur në kërkim Xhuljano Dyrmishi, dyshohet për përfshirje në këtë vrasje dhe në organizimin e saj kriminal.

Ermir Dedja, 29 vjeç, anëtar i grupit të njohur kriminal të Shijakut, Avdylajve, u vra pak pas mesnate në lagjen 18 të Durrësit. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë qendrës shëndetësore, teksa i riu po lëvizte në këmbë, veshur me kostum sportiv. Persona ende të paidentifikuar e qëlluan për vdekje me plumba kallashnikovi, nga një makinë e bardhë tip “Seat”.

Gusht

-Më 4 gusht 2025 në Vau të Dejës, kur u vra Frrok Lleshaj, edhe ky rasti mbetet i pazbardhur nga policia. Ndonëse nuk ka të arrestuar, pista kryesore e vrasjes për policinë mbetet ajo e gjakmarrjes. Hasmëria mes familjes Lleshaj dhe dy familjeve të tjera ka prodhuar që nga fillim vitet ’90, 5 viktima deri më tani. Frrok Lleshaj është i treti që vritet pas djalit dhe vëllait të tij në fillim vitet ’90 ndërsa të vrarë janë edhe kushëriri i tij Dodë Lleshaj me të cilin lindi konflikti dhe një shtetas tjetër nga Puka. Gjithçka nisi në vitin 1991 kur djali i 65-vjeçarit u vra në Greqi.

-Më 14 gusht mbeti i vrarë 14-vjeçar. I mituri Erald Xhejo u vra me thikë nga një bashkëmoshatar, pas një sherri për motive banale.

-Pirro Prroni (61 vjeç), u vra më 28 gusht 2025 në Abat i Postribë, ndërsa autori Ndoc Maçaj u dorëzua në polici.

Shtator

-Kristian Kola (34 vjeç), u vra më 4 shtator 2025 pas një sulmi me armë në Shkodër.

Atentati mafioz tronditi Shkodrën mbrëmjen e së enjtes së 4 shtatorit, ku 34-vjeçari Kristian Kola u ekzekutua pranë “Kinema Republika” ndërsa po pinte kafe në katin e parë të një hoteli. Dy persona të maskuar që lëviznin me motor hapën zjarr ndaj tij, duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa një person tjeter qe ishte ne tavoline me te nuk u prek nga plumbat. Motivi i vrasjes mbetet i panjohur, pasi viktima nuk kishte konflikte apo precedentë penalë të rëndë. Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe po kontrollon kamerat e sigurisë për identifikimin e autorëve.

34-vjeçari i cili punonte në ndërtim, në një brigatë që e drejtonte i ati, nuk kishte precedentë penalë, por hetuesit dyshojnë se ai mund të ketë qenë i përfshirë më parë në një konflikt, por kjo pistë po verifikohet.

-Më 18 shtator u nxor pa jetë në një humnerë Mirel Çokaj, ndërkohë familjarët e tij pretendojnë se ai është vrarë për parcelat e kanbanisit. Prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet.

Tetor

-6 tetor 2025 , vrasja e gjytarit Astrit Kalaja

Ngjarja më kriminale e këtij viti padyshim ishte vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja më 6 tetor 2025 në sallën e gjyqit. Kalaja u qëllua për vdekje brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë nga një i pandehur gjatë një seance për një konflikt pronësie. Dy persona të tjerë u plagosën, ndërsa për krimin u arrestua Elvis Shkambi, ndërsa për përkrahje të autorit u arrestua xhaxhai i tij, Gjon Shkambi. Akti tronditi sistemin e drejtësisë dhe pati reagime nga institucionet më të larta të shtetit.

– Më 8 shtator 2025 në një bar pranë Shkodrës në një sulm me armë u vranë Armando Pali dhe Liridon Kraja (alias Lusha) si dhe ku u plagosën edhe të tjerë. Autor ishte Ragip Gila që u arrestua.

Armando Pali ishte duke pirë kafe me anëtarin e grupit të Bajrit, Erogen Vaso (Brajoviç) kur autorët janë afruar dhe kanë qëlluar me breshëri ndaj tyre. Dyshohet se shënjestër ka qenë Erogen Vaso (Brajoviç), vëllai i Denis Bajrit.

Ndërkohë, Armando Pali rreth 10 vite më parë ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës, nën logon e PBDNJ. Ndërkohë, ai ka qenë edhe punonjës i IMT-së së Shkodrës.

-Në 22 tetor një krim i dyfishtë u regjistrua në Durrës pas një sherri banal u vranë Flori Paluçi dhe Aranit Kurti. Ngjarja ndodhi jashtë një lokali në Manzë, ndërsa sherri nisi për një kafe.

Shtetasi Daniel Pepa ka hyrë në lokal dhe për motive të dobëta, është konfliktuar verbalisht, me kamerierin e lokalit dhe me shtetasin Flori Paluçi (i cili shoqërohej në lokal, nga disa shtetas, ndër ta, i arrestuari Erald Cani).Pas konfliktit verbal, shtetasi Daniel Pepa është larguar me automjet, nga ambienti i lokalit, ku është kthyer menjëherë më pas, i shoqëruar nga shtetasi i arrestuar Ergi Kadiu dhe nga shtetasi Aranit Kurti.

Gjatë tentativës së tre shtetasve, për të hyrë në lokal, ka dalë nga lokali, shtetasi Flori Paluçi, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri. Në këtë moment shtetasi Daniel Pepa dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasit Flori Paluçi, të cilin e ka plagosur, dhe ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të shtetasve Daniel Pepa dhe Aranit Kurti (që dyshohet se e ka goditur me grusht, në fytyrë, shtetasin Florian Paluçi.). Si pasojë u vranë shtetasit Florian Paluçi dhe Aranit Kurti.

-Në 28 tetor të vitit 2025  42-vjeçari Keli Hoxha u vra nga Kristo Mema. Sherri nisi për kalin e autorit të dyshuar të krimit. Ky i fundit u arrestua pasi tentoi të arratisej.

Nga ekzekutimi i gjyqtarit Kalaja, tek vrasja e biznesmenit në Elbasan,-Po në këtë ditë, më 28 tetor, Filip Shehu, 41 vjeç, vrau kuzhinierin Indrit Ismaillari, 34 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital pas goditjeve fatale me thikë.

Ndërkohë, një tjetër ngjarje e rëndë pasoi atë ditë, ku 25-vjeçari Marjan Kodheli vrau me thikë në banesën e tyre babanë, Pjetër Kodhelin. Ndonëse tentoi të arratisej, ai u arrestua nga policia.

Nëntor

-Më 11 nëntor 2025 u regjistrua atentati në afërsi të Rinasit, ku u vra Gilmando Dani dhe agjenti i AMP-së, Muçi Shaliani (Sheqeri).

Gilmando Dani ishte i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.

47-vjeçari Gilmando Dani, një personazh i njohur si mik i ngushtë i Emiljano Shullazit, ka një histori të gjatë të lidhur me ngjarje kriminale, që nga viti 2006.  Ndaj tij rëndon një dënim me 12 vite burg për gjobëvënie, i dënuar në kuadër të grupit kriminal të drejtuar nga Shullazi. I gjithë grupi i Shullazit u dënua me 55 vite burg në vitin 2018, ndërsa arrestimi ishte bërë i mundur në vitin 2016.Në tetor 2024 ai është liruar nga burgu pas një vendimi gjykate për liri me kusht për shkak se kishte kryer pjesën më të madhe të dënimit prej 12 vite burg për “Gjobëvënie”.

Gilmando Dani i ka shpëtuar dy atentateve, një në vitin 2011 dhe një tjetër në vitin 2015, kur ishte në shoqërinë e vetë Shullazit.

-Më 26 nëntor, në Durrës mbeti i plagos pas një sherri për motive të dobëta 15-vjeçari Erion Boba. Ai ndërroi jetë në spital pas 9 ditësh, ndërsa një bashkëmoshatar u arrestua për krimin që zanafillën e sherrit e kishte në TikTok.

-Më 30 nëntor 2025 vritet në ambientet e biznesit të tij “Xhaxhi Oil” në Elbasan, brenda makinës Mondi Mëhalla.

Ai u ekzekutua me armë zjarri rreth orës 20:35 në lagjen “Emiri Metraxhiu” në Elbasan. Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla, 43 vjeç, u vra me 2 plumba në kokë brenda makinës së tij tip “Range Rover”, në karburantin “Xhaxhi Oil” në pronësi të tij, në dalje të Elbasanit. Biznesmeni i ekzekutuar ishte edhe pronar i një shërbimi taksi në qytetin e Elbasanit, i quajtur “El Taxi”. 43-vjeçari jetonte në Tiranë, te Komuna e Parisit.Sipas deklarimeve nga vendngjarja dhe pamjeve të kamerave të sigurisë, biznesmeni sapo kishte dalë nga zyra e karburantit dhe ishte futur në automjetin e tij. Autorët kanë qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të tij, ndërsa dy prej plumbave e kanë goditur në kokë.Mondi Mëhalla ishte në gjyq për armëmbajtje pa leje, posedim të sendesh të jashtligjshme dhe shpërndarje narkotikësh. 1 vit më parë atij i është gjetur shkop gome./ Pamfleti