Nesër shpallet qeveria, Rama do të paraqesë programin qeverisës për katër vitet e ardhshme

Ora 10:00 e të enjtes do ti gjej të mbledhur 400 anëtarët e asamblesë kombëtare socialiste në Pallatin e Kongrese.

Kryesocialisti Edi Rama do të shpalosë me detaje programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Sikurse do të kujdeset të ulë çdo eufori të mundshme nga fitorja e mandatit të katërt më 11 Maj.

Ky do të jetë edhe momenti shumë pritur në shpalljen e skuadrës së tij me të cilën do të qeverisë e me objektivin madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në BE deri në 2030.

Megjithëse dy javët e fundit gjerësisht ka hamendësime emrash për kandidatë potencial për poste ministrore, Edi Rama ia ka dalë të ruaj ekskluzivitetin e kabinetit të tij të katërt.

I pari socialistëve ka zhvilluar takime dhe biseda intensive telefonike me atë të cilët ai beson se do të jenë bashkëpunëtorët më të ngushtë në këshillin e ministrave, për të postin e numrit dy të qeverisë dhe se kujt do t’ia besojë  drejtimin e parlamentit dhe grupit parlamentar.

Një ditë më pas të premten deputetët socialist bashkë me ata të opozitës do ti drejtohen parlamentit për tu betuar.

Megjithëse me moshën më të madhe, doktor Sali Berisha nuk do ta drejtojë seancën konstituive, pas një refuzimi.

Një tjetër mjek do ulet në krye parlamentit për pak orë në të drejtuarin seancën dhe betimit. Ai është mjeku Vasil Lajo një prurje e re në grupit parlamentar socialist.

Top Channel