Stejsi dhe Besjada janë vetëm 16 dhe 14 vjeç por bëjnë një jetë ndryshe nga bashkëmoshatarët e tyre. Tre vite më parë babai i ndërroi jetë, duke e lënë familjen në kushte tepër të vështira. Por hallet për motër e vëlla nuk do të mbaronin me kaq. Para 3 muajsh nëna i braktisi, duke i lënë të vetëm dhe të rrënuar duke shkëputur çdo kontakt me ta. Besjada jeton në fshatin Trashovicë në Gramsh së bashku me gjyshin e sëmurë, në një shtëpi gati të rrënuar dhe pa asnjë kusht. Të ardhurat e vetme vijnë nga pensioni i gjyshit prej 100 mijë lekë të vjetra.
Ndërkohë, Stejsi qëndron në konvikt në Elbasan, ku vazhdon shkollën e mesme profesionale për elektricist. Mes vështirësive të shumta, ai ka zgjedhur ta vazhdojë sepse babai i la amanet të kishte një zanat. Por, nga kushtet e këqija ai rrezikon ta lërë shkollën. Janë dy fëmijë të cilët janë krejt të vetëm dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë.
ElbasaniPlus Lajmet më të fundit nga Elbasani dhe jo vetëm.