Në shi apo diell/ Ky është tifozi më i vogël që po i sjell fat Elbasanit (Foto)

Në shi apo diell, Muhamedi nuk mungon kurrë në stadium.

Në ndeshjen e fundit Elbasani – Egnatia, ai u pa sërish në tribunë, përkrah të atit, duke ndjekur me emocion skuadrën e zemrës së tij.

“Shi apo diell, Muhamedi nuk mungon kurrë në stadium.

Futbollisti vogel që unë stërvis cdo ditë po rritet me dashurinë për qytetin dhe emocionin e ⚽️

Në sytë e tij shihet e ardhmja e pastër e këtij qyteti. 💛💙🇦🇱“- shkruan trajneri i tij.

Futbollisti i vogël që stërvitet çdo ditë po rritet me dashurinë për qytetin dhe për sportin, duke qenë shembull i brezit të ri që e jeton futbollin me shpirt.

Mesa duket, prania e tij po i sjell fat skuadrës së Elbasanit, që aktualisht kryeson së bashku me Vllazninë, pas një serie rezultatesh pozitive.

Në sytë e tij shihet e ardhmja e pastër e këtij qyteti dhe e futbollit elbasanas.