Në moshë mjaft të re; Humbi shikimin nga tërmeti, pedagogu i njohur humb edhe betejën me Covid

Pedagogu i Universitetit Politeknik, Klement Qerimi ka humbur betejën me koronavirusin. Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije të afërmit e tij me anë të postimeve në rrjetet sociale. Mësohet se Qerimi ka pasur komplikacione të rënda. Ai ka qëndruar në intubim dhe nuk ja ka dalë që ta fitojë betejën me koronavirusin.

Kelment Qerimi, 47-vjeç, ishte pedagog inxhinierie në Universitetin Politeknik. Kujtojmë që në tërmetin e 26 nëntorit, Qerimi humbi shikimin, pasi mobiljet i kishin rënë në retinën e syrit të djathtë.