Monday , July 14 2025

Në 10-vjetorin e saj, “Festa e Miqësisë” sjell atmosferë festive në Elbasan (Foto)

Nga data 11 deri më 13 korrik, Sheshi “Gensher” në Elbasan ka qenë epiqendra e “Festës së Miqësisë”, një ngjarje tashmë tradicionale që këtë vit feston 10-vjetorin e saj.

Në bashkëpunim me Birra Elbar, kjo festë ka sjellë për qytetarët dhe vizitorët tre netë me muzikë live, performanca artistësh të njohur dhe një atmosferë të ngrohtë e mikpritëse.

Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, ka qenë i pranishëm në aktivitet, duke përshëndetur qytetarët dhe duke theksuar rëndësinë që kanë eventet kulturore dhe festive në jetën e komunitetit. “Festa e Miqësisë është tashmë një ngjarje e përvitshme që i jep Elbasanit një tjetër ritëm gjatë verës dhe forcon lidhjen mes qytetarëve,” u shpreh z. Llatja.

Artistë si Lorenc Hasrama, Mateus Frroku, West Side Family, Eranda Libohova, Rea Nuhu, Aroilda, 3 Musketjerët dhe Renis Gjoka kanë dhuruar performanca të paharrueshme për publikun.

Elbasani ishte qyteti i parë ku nisi ky edicion jubilar, duke konfirmuar edhe një herë se qyteti është një qendër e rëndësishme e aktiviteteve kulturore dhe festive në nivel kombëtar.