Ndryshojnë rregullat për patentat e makinave në BE! Ja risitë

Parlamenti Europian vendos sot për rregullat e reja të patentës në BE. Qëllimi kryesor i rregullores së re është uniformiteti i patentave brenda BE, veçanërisht kjo do duhet të luajë rol në çështjet e sigurisë.

“Ne kemi 20,000 vdekje në aksidente rrugore çdo vit në BE, këto janë shumë”, shpjegon eurodeputeti italian Matteo Ricci.

Një pikë e rëndësishme e ndryshimeve është se kujtdo që i hiqet leja e drejtimit të automjetit në një vend të BE-së nuk duhet të lejohet të vazhdojë të ngasë makinën në vendin e tij. Kjo do të thotë që pezullimi i patentës së drejtimit duhet të njihet dhe të zbatohet në të gjithë BE-në. Informacioni duhet të shkëmbehet.

Një risi tjetër që do testohet është edhe patenta dixhitale, e thënë ndryshe, leja e drejtimit të automjetit do të jetë aksesueshme përmes smartphone-it. Nga ana tjetër, pritet të caktohet një kohë prove dy vjeçare e patentës për të rinjtë kudo në BE, nga mosha 17 vjeç.

Ashpërsim të rregullave do të ketë dhe për përdorimit të telefonave celularë në automjet. Po ashtu do t’u kushtohet më shumë vëmendje këmbësorëve, fëmijëve, atyre me biçikletë dhe të tjerëve të pambrojtur në rrugë.

Sa i përket lejeve të drejtimit të makinave të vogla, teksa limiti i peshës së përgjithshme për automjetet me sisteme alternative të drejtimit do të rritet ndjeshëm. Gjithashtu, pas debatesh të mëdha nuk do të ketë kontroll shëndetësor për drejtuesit e moshuar të automjetit. Shtetet e BE mund të vendosin vetë për këtë.