Almira Xhembulla është emëruar zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit, me vendim të Këshillit të Ministrave. Ish deputetja e PS ka marr sot detyrën e rëndësishme në qeverinë shqiptare.
Vendimi i plotë:
V E N D I M PËR EMËRIM NË DETYRË:
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Almira Xhembulla emërohet zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA/CNA.al