Qeveria ka emëruar Ilir Bejtjan në krye të Prefekturës së Qarkut të Elbasanit, pas dorëheqjes së Ali Mysliut. Vendimi është miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe hyn menjëherë në fuqi.
Ali Mysliu, i cili mbante këtë detyrë që nga 27 qershori i vitit të kaluar, ka dhënë dorëheqjen pak kohë më parë, megjithëse arsyet e largimit të tij nuk janë bërë publike.
Ilir Bejtja, që merr tani drejtimin e qarkut, ka një përvojë të gjatë në administratën publike dhe politikë. Ai ka shërbyer si zëvendësministër i Energjisë dhe Industrisë dhe ka qenë deputet i Parlamentit të Shqipërisë për Qarkun e Elbasanit gjatë viteve 2009-2013.
Vendimi i Këshillit të Ministrave do të publikohet në “Fletoren Zyrtare” dhe do të zbatohet menjëherë.