Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Spostohen kryekomisarët, emërohen drejtuesit e rinj edhe në Elbasan

Disa ndryshime janë bërë në Policinë e Shtetit, ku disa komisariate në vend do të kenë drejtues të rinj.

-Kryekomisari Mariglen Duçi, me detyrë shef komisariati në Komisariatin e Policisë Malësisë së Madhe, në DVP Shkodër, emërohet Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Dibër.

-Kryekomisari Nertila Meta me detyrë Specialist në Sektorin Kundër Dhunës në Familje dhe Mbrojtjes së të miturve në Drejtorinë për Krimet në Volum, në DPPSH emërohet Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Librazhd në DVP Elbasan.

-Kryekomisari Elton Halili me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Librazhd transferohet Shef Komisariati Bulqizë në DVP Dibër.

-Kryekomisari Edvin Peçi me detyrë Shef Komisariati Bulqizë emërohet Shef Komisariati, në Komisariatin e Policisë nr.6 në DVP Tirane.

-Kryekomisari Erdit Rrëçeku me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë nr.6 emërohet Shef Sektori për Krimet në Volum në DVP Elbasan.

-Komisar Klaudio Zhupa me detyrë Shef Seksioni për Krimet në Volum në Komisariatin e Policisë Kavajë emërohet Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe në DVP Shkodër.

-Kryekomisari Altin Lila me detyrë Shef Komisariati në Komisariatin e Policisë Dibër emërohet Specialist për hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Renda në DPPSH.