Ndodh në Shqipëri: “400 Euro muaji, kërkojmë spiunë nga mosha 20-60 vjeç”, njoftimi i rrallë (Foto)

Një në katër shqiptarë ishin spiunë të Sigurimit të Shtetit nga viti 1944 deri në 1991. Sa e sa njerëz janë marrë në qafë nga spiunimet edhe për një fjalë goje. Por ky zanat duket se vijon edhe sot. Nuk e kemi fjalën për ata agjentë zyrtarë që bëjnë detyrën e shtetit për të zbuluar kŕime dhe abuzimet por edhe për sigurinë Kombëtare.

Por për spiunët vullnetarë që duan të dine dhe më pas tregojë çdo gjë që shikojnë dhe dëgjojnë përreth. Kulmi është një njoftim i bërë këto ditë në Tiranë dhe vendosur në një shtyllë ku lajmërohej se kërkohen spiunë.

Oferta ishte 400 euro në muaj dhe nga mosha 20 deri në 60 vjeç është vërtetë ofertë tunduese për ata që e kanë në zanat. Duket se kërkesat kanë qenë të mëdha derisa personi që bëri njoftimin e hoqi atë vetëm pas pak orësh. Nuk dihet se çfarë spiunimesh kanë ndodhur pas nisjes nga puna.Fjala.al