Një mrekulli ka ndodhur në Di Vincenzo, ku një punëtor me origjinë shqiptare ra nga kati i katërt i një banese gati 15 metra lartësi, por ia ka dalë me vetëm disa fraktura nga ajo që mund të quhet një aksident i tmeŗrshëm. Kjo mund t’i atribuohet litarit të rrobave në katet më poshtë, që në mënyrë efektive i shpëtuan jetën.
Fluturimi i bërë nga punëtori shqiptar 47-vjeçar, i cili sipas informacioneve paraprake wshtw me origjinw nga Elbasani dhe prej vitesh ishte menaxher i kompanisë që po kryente rinovime në ballkonin e një apartamenti në zonën e Bolonjës, mund të kishte pasoja tŗagjike, shkruan “Corriere”.
Në një moment të caktuar burri humbi ekuilibrin dhe rrëshqiti poshtë, duke filluar fluturimin nga kati i katërt, por duke hasur nëpër tela u ngadalësua rënia e tij në tokë. Për më tepër, ai u përpoq të kapej, duke bërë rënien më të ngadaltë. 47-vjeçari përfundoi me ďhimbje në të gjithë trupin dhe me disa brinj të thyerja, por ndodhet jashtë ŗrezikut për jetën dhe është transportuar në spitalin Maggiore. Në asnjë moment, ai nuk e humbi vetëdijen. Në vendngjarje po bëhen hetimet e nevojshme nga inspektorët e sigurisë.