Edon Hasani nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Bordin për ndeshjen e radhës në Superiore. Mesfushori shkodran u ndëshkua me karton të verdhë dje në sfidën ndaj Partizanit, që u mbyll 1 me 1.
Kështu dhe plotësoi numrin e katër kartonëve. Elbasani do të luajë ndeshjen e radhës po në “Elbasan Arena”.
Është skuadra e Skënderbeut, që do të pritet nga verdheblutë. Aktualisht katër pikë më tepër numërojnë elbasanasit në renditjen e përgjithshme.
PANORAMASPORT.AL