Ndërtimet pa leje në Kepin e Rodonit, Rama ndan pamjet: U shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun”

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga prishja e ndërtimeve pa leje në Kepin e Rodonit.

Në reagimin në rrjetet sociale, Rama shprehet se “u shkulën të gjitha ngrehinat e tokës së xanun dhe do të vijojë kthesa e re për Rilindjen Urbane 2.0.”.

“Mirëmëngjes dhe me rivendosjen e rendit ligjor në trupin e mrekullueshëm të Kepit të Rodonit, ku u shkulën të gjitha ngrehinat e “tokës së xanun” e ku tanimë forcat e xhenjos po pastrojnë volumet e mëdha të inerteve, si edhe me vullnetin e plotë për ta vazhduar këtë kthesë të re për Rilindjen Urbane 2.0, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama

Top Channel