Trupi i pajetë i një shqiptari që ka humbur betejën me koronavirusin, është sjellë mëngjesin e sotëm në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Burime bëjnë me dije per Faxweb.al se bëhet fjalë për një 65-vjeçar nga Elbasani me inicialet E.S. i cili ka humbur betejën me COVID-19 tre ditë më parë në një nga spitalet e Athinë.
Mësohet se 65 vjeçari me banim rezident në kryeqytetin grek vuánte nga sëmundje të tjera shoqëruese mes të cilave me diabet dhe kardiovaskulare. Trupi i pajetë i tij është sjellë me një árkivol frigoriferik deri në Kakavijë i pashoqëruar nga ndonjë familjar dhe më pas është tërhequr me një mjet të një prej agjencive funerále në Elbasan.