Tuesday , May 6 2025

Ndali 33 herë lojën, penallti dhe 8 kartonë/ Elbasanasi Enea Jorgji protagonist në derbin e Athinës

AEK dhe Panathinaikos u përballen mbrëmjen e djeshme për të luajtur sfidën e vlefshme për Superligën greke. Derbi i kryeqytetit ishte mjaft i luftuar dhe përfundoi 1-2 në favor të Panathinaikos.

Një duel që shkoi mjaft mirë edhe për arbitrin kryesor të kësaj sfide, Enea Jorgjin. Gjyqtari shqiptar ishte emëruar si kryesor i këtij dueli, ndërsa ndihmësit e tij ishin Ridiger Çokaj dhe Denis Rexha.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Jorgji u shpreh se ishte i përgatitur për tensionin që do kishte kjo ndeshje.

“Ndoshta po, jam i rreptë. Nuk është se jemi të panjohur në fushën e ndërlidhjeve të tilla, por ishte hera e parë që një arbitër shqiptar arbitronte një ndeshje të kampionatit grek. Ofertës nuk mund ta refuzoja. Vëzhgues pati, ishin vendas. Këto ndeshje ndiqen edhe përtej, në Europë. Kjo ndeshje dhe arbitrim ka pasur një impakt në UEFA. Besoj se ata do kenë qenë të kënaqur, siç mbetën të kënaqur zyrtarët grekë. Pati goxha tension dhe pritej të kishte tension. Isha i përgatitur për këtë gjë”, theksoi ai./abcnews.al