Rastet me Covid19 sa po vijne e rriten cdo ditë e më shumë, shkencëtarët e NASA duket se kanë gjetur një mënyrë parandalimi. Mbajtja e duarve larg fytyrës këshillohet nga mjekët, si diçka e domosdoshme për t’u mbrojtur nga infektimi me Covid-19. Por ky nuk është një zakon i lehtë për t’u hequr, dhe NASA ka menduar të gjejë një zgjidhje.
Agjencia hapësinore ka krijuar një objekt, i cili mbahet në qafë dhe sinjalizon përdoruesit kur ata bëhen gati të prekin fytyrën. I ashtuquajturi “Pulsi”, mund të vihet rreth qafës, e sapo mbajtësi i tij ngre dorën në drejtim të fytyrës, objekti dridhet.
“Pulsi” nuk është në shitje, por çdo kush mund ta ketë ate. Mjafton të shkoni te faqja e NASA dhe do të gjeni të gjitha udhëzimet e publikuara, sesi mund ta ndërtoni vetë atë.