Nano e thotë për herë të parë përse e ftoi Ramën në PS: Kisha nevojë për një…

Një ftesë e Fatos Nanos në vitin 1998, e solli Edi Ramën në Tiranë për t’u bërë nga ajo kohë pjesë e politikës, në mënyrë të pandërprerë. Gjatë intervistës së tij në emisionin “Opinion”, Nano ka treguar edhe arsyet e ftesës në atë kohë, duke e cilësuar Ramën një rebel për të cilin ai kishte nevojë.

Pjesë nga intervista

Fevziu: Përse vendosët ta thërrisnit Ramën në qeveri në 1998 kur nuk njihej për karrierën politike dhe njihej si njeri problematik dhe polemist, a u penduat më pas për këtë?

Nano: Shumica e pjesëmarrësve të rinj në politikë nuk kishin përvojë politike. Kështu që nga kjo pikëpamje Rama nuk mund të stononte. E dyta unë kisha arritur të flas me Edin, gjatë dy viteve të mia në Paris kur takova Zhospenin, mars- prill 1998. U takuam natyrshëm.

Fevziu: Në atë kohë nuk kishit idenë për ta ftuar?

Nano: Aty e ftova. Kemi harxhuar një natë të gjatë duke bredhur rrugëve të Parisit, sa u mbyllën lokalet. Dhe ai ishte i shoqëruar me gjermankën atëherë, partneren e tij dhe ajo i thoshte: Dëgjoje ka të drejtë. Unë e fotja ai hezitonte. Arsyeja ishte njerëzore. Unë kisha nevojë për një rebell në rrethin e socialistëve. Një njeri me ide novatore që të provokonte mendimin e ndenjur që trashëgova. Dhe isha i sinqertë në këtë ftesë./Opinion.al