Friday , April 18 2025

“Nami” me gjoba në Elbasan. 1395 masa administrative dhe disa arrestime

Gjatë një jave Policia Rrugore Elbasan ka ndëshkuar me gjobë 1395 shoferë, për shkelje të rregullave të qarkullimit. Ndërsa 8 drejtues mjetesh janë vënë në pranga për drejtim të mjetit në gjendje të dehur ose pa patentë.

Nga kontrollet intensive të kryera me qëllimin parandalimin e aksidenteve rrugore, efektivë të Policisë Rrugore kanë evidentuar raste të shumta shkeljesh.

Vetëm gjatë javës që lamë pas, janë arrestuar 8 drejtues mjetesh dhe motorësh, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.

Ndërsa janë ndëshkuar me gjobë 1395 shoferë:

  • 843 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;
  • 322 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
  • 167 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të mjetit;
  • 63 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.