Myftnia Elbasan ka marre te drejten e zhvillimit te prones se Namazgjase dhe ka publikuar detaje te projektit ne pritje te miratimit te lejes se ndertimit. Ne nje njoftim Myftinia ne faqen e saj zyrtare konfirmon se leja zhvillimore tashme eshte marre dhe pritet marrja e lejes se ndertimit.
Njoftimi I Myftinisw Elbasan:
Ditën e sotme Këshilli i Myftinisë u mblodh për të realizuar takimin e radhës. Në këtë takim u analizuar 6- mujori i parë i vitit 2021 përsa i përket të ardhurave dhe shpenzimeve të kësaj Myftinisë.
Gjithashtu në këtë mbledhje u njoftuan anëtarët e këshillit në lidhje me vendimet e reja të KMSH.
Pikë tjetër e këtij takimi ishte edhe ngritja e komisionit për fushatën e anëtarësimit në KMSH.Nje risi kjo e re për qytetaret mysliman Elbasanas. Të ardhurat prej anëtarëve do të përdoren vetëm për nevojat e Myftinisë Elbasan.
Vendimi i fundit që Këshilli mori sot ishte ngritja e sektorit të trajnimit të burimeve njerzore dhe imameve të rrethit Elbasan.
Përsa i përket çështjes së rëndësishme të Namazgjasë u bë e ditur se procesi është në fazën finale për marrjen e lejes së ndërtimit dhe prona tashmë është pajisur me leje zhvillimi.
Shihni fotot si do te jete objekti qe do te ndertohet tek ish sheshi i Namazgjase: