“Mund të kemi deri në 600 raste të reja në ditë me Covid 19”, eksperti i shëndetit publik jep këshilla për menaxhimin e situates.

Eksperti i shëndetit public, Erion Dasho, në një postim në rrjetet sociale shkruan se fatkeqësisht në Shqipëri numri i rasteve me koronavirus sa vjen e rritet, ndërsa shton se në mungesë të testimeve, numri i rasteve të raportuara nuk e pasqyron gjendjen reale të epidemisë dhe i vetmi orientim deri diku i saktë vjen nga numri i personave që humbin jetën.

Sipas tij, me një mesatare prej 3 vɗekje në ditë, duke ditur shkallën e vɗekshmërisë prej 0.5%, përllogaritet se në popullatë mund të ketë rreth 600 raste të reja në ditë, çka përkthehet në rreth 30-40 shtrime në spital, prej të cilëve 5-10 raste mund të kenë nevojë për kujdes intensiv.

“Ç’duhet bërë në këto rrethana? Së pari, duhen marrë urgjentisht masa duke aktivizuar trinomin Testo-Gjurmo-Trajto:

– Të testohet më shumë – Të gjurmohen kontaktet me metoda inteligjente – Të forcohen kapacitetet trajtuese në çdo nivel të sistemit shëndetësor”, këshillon Dasho.

Postimi nga Erion Dasho/COVID-19: KOHA PËR VEPRIM PROFESIONAL DHE TË PËRGJEGJSHËM!

Fatkeqësisht, numri i rasteve me COVID në Shqipëri sa vjen e rritet. Në mungesë të testimeve, numri i rasteve të raportuara nuk e pasqyron gjendjen reale të epidemisë dhe i vetmi orientim deri diku i saktë vjen nga numri i personave që humbin jetën. Nisur nga ky numër, mund të bëhen disa ekstrapolime të përafërta si vijon.

Me një mesatare prej 3 vɗekje në ditë, duke ditur shkallën e vɗekshmërisë prej 0.5%, përllogaritet se në popullatë mund të ketë rreth 600 raste të reja në ditë, çka përkthehet në rreth 30-40 shtrime në spital, prej të cilëve 5-10 raste mund të kenë nevojë për kujdes intensiv. Shifra këto që, nëse materializohen, ndodhen në limitet që mund të përballojë sistemi shëndetësor shqiptar.

Ç’duhet bërë në këto rrethana? Së pari, duhen marrë urgjentisht masa duke aktivizuar trinomin Testo-Gjurmo-Trajto:

– Të testohet më shumë – Të gjurmohen kontaktet me metoda inteligjente – Të forcohen kapacitetet trajtuese në çdo nivel të sistemit shëndetësor. Së dyti, duhen korrigjuar gabimet e bëra deri tani që kanë mundësuar transmetimin e COVID në spitale, administratë, mjedise shërbimi, biznese dhe transport. Së fundi, duhet rindërtuar marrëdhënia e besimit me publikun e cila u dëmtua rëndë gjatë tre muajve të karantinës. Pa një publik bashkëpunues nuk mund të kapërcehet situata.

SITUATA LIDHUR ME COVID NUK ËSHTË OPTIMISTE, POR ME MASA TË SHPEJTA DHE TË FOKUSUARA MUND TË KORRIGJOHET. VEÇSE ÇDO DITË QË KALON E BËN MË TË VËSHTIRË ZGJIDHJEN DHE VENDOS NË RŔEZIK SHËNDETIN DHE JETËN E QYTETARËVE. KOHA PËR VEPRIM ËSHTË TANI!