Korriku ka regjistruar një rritje të ndjeshme të aksidenteve rrugore në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), numri i aksidenteve arriti në 146 raste, duke shënuar një rritje prej 16.8% në krahasim me korrikun e vitit 2023.
Megjithatë, ndonëse numri i aksidenteve ka qenë më i lartë, për fat të mirë, fataliteti i tyre ka qenë më i ulët. Gjatë këtij shtatëmujori të 2024 vdekshmëria në aksidente rrugore është 9,2 për 100 aksidente, nga 16,8 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Aksidentet rrugore, në 91,1 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 23,3 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Në muajin Korrik 2024, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së Mërkurë me 19,2 %, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur përgjatë ditës së Enjte, me 8,9 %.
Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 08:00-12:00, duke zënë 19,2 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithse