Moviola e Elbasani-Skënderbeu/ Maletaj lëshon dorën te kartonët, VAR-i e ndihmon

Ndeshje me shumë kartonë, pasi kryesori Dorjan Maletaj e ka lëshuar dorën, duke nxjerrë 13 të verdhë 1 të kuq. Nga këta vetëm 3 ishin për Elbasanin. Kryesori u ndihmua nga VAR-i për anulimin e golit të Gjonit, edhe pse faulli ishte shumë i dukshëm.

43’ Prençi tërheq nga fanella Tsague në mesfushë, ku sulmuesi sapo ishte nisur në një kundërsulm. Maletaj i tregon të verdhën e dytë, vendim i drejtë për atë faull të qëllimshëm të dukshëm.

71’ Elbasani shënon me Gjonin, i cili godet me kokë në një dyluftim me Alian. Maletaj akordon gol, por më pas sheh pamjet në VAR, pasi edhe vetë nuk ishte i bindur për vendimin e parë. Kryesori akordon faull me të drejtë, pasi Gjoni shtyn portierin e Skënderbeut në zonën e vogël.

PANORAMASPORT.AL