Vendi ynë ditët e fundit është përballur me ndryshime të motit të cilat në disa vende kanë sjellë reshje shiu ose dëborë. Në Qarkun e Elbasanit kjo javë ka nisur e zbardhur nga bora por me mot të kthjellët. Javën e kaluar në Elbasan mbizotëroi mot me reshje të dendura shiu e bore, të shoqëruar edhe me erë të fortë.
Situata ka qenë më problematike në bashkitë e Librazhdit, Prrenjasit, Gramshit dhe Elbasanit ku reshjet e dëborës kanë shkaktuar pasiguri dhe vështirësi në lëvizje dhe zhvillimin e aktiviteteve të zakonshme. Trashësia e dëborës në këto zona ka arritur deri në 10-15 cm duke bërë që qarkullimi të bëhet i vështirë veçanërisht në rrugët malore.
Nga ngricat janë dëmtuar pemëtaritë, vreshtaritë dhe mbjellave të pranverës. Kjo ka ndikuar negativisht në prodhimin e pritshëm të frutave dhe vreshtave duke i vënë në rrezik të ardhurat e fermerëve në këto zona sidomos në Njësitë Administrative Stravaj, Rrajcë, Hotolisht, Polis, Qendër, Labinot Mal, Lenie dhe Kukur. Gjithashtu ë disa zona janë përballur me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike.