Gjatë natës së kaluar në qarkun e Shkodrës ka pasur erë të fortë dhe reshje shiu.
Si pasojë e motit të keq, nga era e fortë është dëmtuar çatia e spitalit të Pukës. Pediatria dhe Patologjia kanë dalë jashtë funksionit.
Uji ka depërtuar në brendësi të pavijoneve ndërsa po shikohet mundësia e mbylljes së përkohshme të spitalit deri në gjetjen e një zgjidhje.
Ndërkohë janë evakuuar pacientët.
Po ashtu, ka dëmtime në disa pallate në qytetin e Fushë Arrëzit, ku është zbuluar çatia nga era e fortë është shkëputur katramaja.
Në territorin e bashkisë Fushë Arrëz si pasojë e reshjeve të dendura të shiut janë dëmtuar pothuajse të gjitha rrugët rurale, rrëshqitje të dherave dhe rënie të gurëve në rruge. Që nga dje pasdite ka shkëputje te energjisë elektrike në Njësitë Administrative Qafë-Mali, Iballe, dhe Blerim.
Në Vaun e Dejës ka mungesë të energjisë elektrike në disa fshatra të Njad Vau Dejes, Bushat.
Në fshatrat e Njad Hajmel dhe Vig Mnele mungon plotësisht energjia elektrike.
Shiu i favorizuar edhe nga erërat e forta kanë shkaktuar problematika me energjinë elektrike gjatë natës në disa njësi administrative të Bulqizës. Bëhet me dije se disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.
Gjithashtu raportohet se ka rrëshqitje gurësh dhe inertesh në fshatin Krajk. Ndërkohë rruga e Arbrit Bypass kalohet pa problem nuk ka patur reshje bore.
Instituti i Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikojnë se sot priten reshje “intensive” deri “shumë intensive” në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kërkon rritjen e gatishmërisë së strukturave të sistemit të Mbrojtjes Civile, si dhe të institucioneve që administrojnë hidrovoret, rezervuarët, infrastrukturën rrugore, furnizimin me energji elektrike, furnizimin me ujë, monitorimin e nivelit të lumenjve dhe çdo strukturë tjetër në funksion të menaxhimit të emergjencave civile dhe u bën thirrje prefekturave dhe bashkive të mobilizojnë strukturat për menaxhimin e emergjencave civile dhe të monitorojnë situatën në zonat me rrezik më të lartë.