Reshjet intensive të dëborës dhe stuhitë e fuqishme gjatë natës kanë krijuar vështirësi të mëdha në qarkullim në zonat malore të rrethit të Gramshit. Në fshatin Rovje, trashësia e dëborës ka arritur mbi 30 centimetra, ndërsa në disa segmente rrugore, për shkak të vortekseve, ajo ka kaluar deri në 2 metra.
Aksi rrugor që lidh rrethin e Gramshit me zonën e Mokrës në Pogradec aktualisht është i bllokuar dhe i pakalueshëm. Deri tani nuk raportohet për automjete të mbetura në rrugë, por udhëtarët këshillohen të shmangin këtë drejtim deri në përmirësimin e kushteve atmosferike.
Nga rënia e dëborës kemi bllokim të rrugëve që lidhin Njesinë Administrative Labinot Mal. Trashësia e dëborës arrin deri 30 centimetra. Po kështu, rruga për në Njësinë Administrative Funar është e kalushme vetëm me zinxhirë.
Ne Librazhd janë të bllokuara një pjesë e mirë e rrugëve rurale. Aksi rrugor nacional Librazhd-Stebleve deri ne Borovë eshte i kalieshem me zinxhire.
Ne Prrenjas është e njëjta situatë. Raportohen probleme në furnizimin me energji elektrike në Nj.A Labinot Mal, Funar dhe Zabalinë
Nga era e fortë janë dëmtuar edhe pemët në qytetin e Elbasanit./abcnews.al