Mot i keq/ Ja si paraqitet situata në bashkinë Elbasan

Gjatë natës së të enjtes, situata në zonat malore të Bashkisë Elbasan ka qenë më e qetë. Është punuar gjatë gjithë natës dhe nuk ka zona të bllokuara nga dëbora, edhe pse në disa zona trashësia e saj kalon 30 cm. ASHP vijon punën në terren me kriposjen e rrugëve në të gjitha zonat.

❄️ Zonat me prani dëbore:

Gjinar, Gracen, Labinot Mal, Zavalinë, Funar

🛣️ Situata në akset rrugore:

✔️ Elbasan–Gjinar – e kalueshme normalisht, pa zinxhirë | 🌡 0°C

✔️ Elbasan–Gracen – e kalueshme normalisht, pa zinxhirë | 🌡 1°C

⚠️ Elbasan–Funar – e kalueshme pa zinxhirë

➡️ Zinxhirë të detyrueshëm në akset lidhëse: Korrë, Cërrunjë, Mollagjesh | 🌡 -1°C

⚠️ Elbasan–Labinot Mal – e kalueshme vetëm me zinxhirë | 🌡 -3°C

⚠️ Elbasan–Zavalinë – e kalueshme vetëm me zinxhirë | 🌡 -3°C

🎒📚 Procesi mësimor — Në njësitë e sipërpërmendura, mësimi është pezulluar dhe do të zëvendësohet të shtunën, më 17 janar.

⚠️ U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë udhëzimet e strukturave përkatëse.

📞 Numra emergjence:

🚓 129 | 🚒 128 | 🆘 112

💧 Ujë: +355 68 641 6064 | +355 69 475 0333

🤝 Bashkia Elbasan mbetet në shërbim të komunitetit.