Një e moshuar, Marie Nikaj e cila ka fituar betejën me COVID ka falenderuar mjekët dhe infermierët e spitalit Shefqet Ndroqi për punën që bëjnë çdo ditë, ndërsa u ka bërë atyre dhe një thirrje që të mos lejojnë askënd që t’iu përbaltë punën. E moshuara ka arritur që ta mposhtë COVID dhe shprehet mirënjohëse për shërbimin që kanë bërë mjekët e spitalit.
‘Ma të përkryerit, le procedurën si mjekë, por edhe si humanizëm, si familjarë nuk gjej fjalët e duhura me thënë se çfarë meritojnë. Jeni super të mirë, mos leni kan me u përbalt krenarinë tuaj, se jeni të përkryer. Ju rujt Zoti ju bekoftë Zoti.’- thotë Maria.
‘Besim në Zot. Bash besim të plotë, shyqyr që erdha në duar tuaj, ju begoftë zoti ju nderoftë zoti! Qofshi të lumtur. Jam shumë e kënaqur me shërbimin që keni bërë dhe dëgjofsha vetëm mirë për ju. Staf i mrekullueshëm!’- tha e moshuara.