Një “fushatë” e pazakontë ka krijuar polemika në Gjermani, ku drejtues të kompanisë Tesla kanë mësyer në banesat e punonjësve të tyre. Bëhet fjalë për punonjësit, të cilët kanë marrë leje duke deklaruar se kanë probleme shëndetësore. Por raporti mjekësor nuk i ka bindur drejtuesit e kompanisë së Elon Musk.
Ato kontrolluan banesat e punonjësve për t’u siguruar se ndodheshin aty dhe mbi të gjitha, për të vërtetuar që nuk kanë gënjyer për gjendjen e tyre shëndetësore.
Sipas Tesla, shefi i kompanisë e bëri këtë lëvizje pasi ai është zotuar të hetojë shkallët e larta të mungesës së punonjësve.
Andre Thiering, menaxher i fabrikës së madhe të Teslës në periferi të Berlinit, tha se nuk është e pazakontë që drejtuesit të shfaqen në shtëpitë e punëtorëve.
“Ne donim të apelonim në etikën e punës së fuqisë punëtore,” tha ai për agjencinë gjermane të shtypit.
Shefat e Tesla-s kanë audituar 30 punonjës si pjesë e një përpjekjeje për të “luftuar” këtë fenomen.
Nga ana e saj, autoprodhuesi ka dhënë shpërblime për stafin që paraqitet rregullisht në punë.
Pushimi mjekësor është gjithashtu më i shpeshtë të premteve, raportuan disa drejtues të kompanisë.
“Ky nuk është tregues i kushteve të këqija të punës sepse kushtet janë të njëjta në të gjitha ditët e punës dhe në të gjitha turnet. Kjo sugjeron që sistemi social gjerman është duke u shfrytëzuar deri diku”, thekson menaxheri i fabrikës masive të Tesla-s në periferi të Berlinit.